Transmetuar më 22-11-2018, 16:51

Një i ri nga Dhërmiu ka përfunduar në pranga pasi është kapur me një sasi droge. Sipas policisë, i arrestuari është  Klevis Bejko, 29 vjeç, banues në Dhërmi.

Bejkos, pas kontrolleve iu gjetën dhe iu sekuestruan 19 tableta, të gjitha të mbushura me drogë që përdoreshin në fushën e ekstazisë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me Vendimin nr.305, datë 21.11.2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Më datë 05.08.2018, në Dhërmi nga kontrolli personal që shërbimet i kanë ushtruar këtij shtetasi, i kanë konstatuar 19 tableta të panjohura në atë kohë por pas kryerjes së aktit të ekpertimit kanë rezultuar se janë lëndë narkotike, droga të forta në fushën e familjes së ekstazisë”, njofton policia./b.l/noa.al/