Shmangni tharjen e lëkurës tani në dimër duke ndjekur këto këshilla
Transmetuar më 22-11-2018, 16:25

Në sezonin e dimrit, lëkura jonë ka tendenca të thahet më shumë se në sezonet e tjera. Këto janë disa mënyra se si mund t’i bëni ballë dimrit!

Konsumo sa me shume ujë- Ky është hapi më i rëndësishëm që mund të bëni. Nuk ka rëndësi çfarë hidratanti po përdorni, pa ujë, lëkura juaj nuk do të ketë atë shkëlqimin dhe rininë që uji ofron.

Përdor një larës trupi hidratues- Sado kontradiktore që mund të duket, të bësh dush dhe qëndrimi në ujë për një kohë të gjatë, mund të thajë lëkurën tuaj më shumë se zakonisht! Është super e rëndësishme të përdorni një larës trupi hidratues i cili nuk është i fortë.

Konsumo fruta të pasura me ujë- E di që po e përsëris disa herë, por nëse pirja e ujit e lëmon lëkuren tonë dhe bën të shkëlqejë, ngrënia e frutave të pasura me ujë, hidraton lëkurën në thellësi ! Ushqime si kastraveci , sallata jeshile dhe frutat jane opsione fantastike !