Transmetuar më 22-11-2018, 14:06

Tiranë, NOA.al- Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira te shpeshta gjatë paradites, më të theksuara vranësirat në zonat Jugore – Juglindore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante.

Ajo do të luhatet nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 20 °C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /a.y/noa.al