Transmetuar më 22-11-2018, 11:11

Vullkani Etna ka lëvizur befasishëm në ujërat e detit Jon, në brigjet lindore të Siçilisë.

Aktivizimi i frikshëm i vullkanit që ndodhet në Itali, ka ndodhur në thellësi, duke lëvizur si të kishte këmbë.

Është kjo ajo që del në një studim të publikuar në revistën shkencore ‘Science Advance’s, vepër e tre studiuesve italianë të Gjeofizikës dhe e Vullkanologiisë (Ingv) në Catania: Alessandro Bonforte, Francesco Guglielmino dhe Giuseppe Puglisi.

Lëvizja kryesore sipas studiuesve ka nisur në maj të vitit 2018 me 4 centimetër në vetëm tetë ditë në brendësi të detit, sikur Etna të rrëzohej me peshën e tij.

Për ekspertët është e pamundur të thuhet nëse do të shkaktojë tsunami. Kjo lëvizje u studiua për dy vite në rreth 1200 metra thellësi, duke u konstatuar deformimi i parë i kësaj natyre i vullkanit Etna.

Prej 20 vitesh, vullkanologët monitorojnë lëvizjet e vullkanit, por deri më tani vetëm në sipërfaqe, shkruan noa.al.

Për Bonforte, të dhënat e reja, dyshohet se mund të jenë shkaktuar nga lëvizjet e detit, dhe së lëvizjet duken sikur vullkani të kishte këmbë.

Etna është vullkani aktiv më i madh në Europë, prej 500 vitesh, një kohë shumë e gjatë, në raport me vitet e pakta të monitorimit, gjë që nuk i lejon vullkanologët të parashikojnë se çfarë do të ndodhë. /a.y/noa.al