Transmetuar më 22-11-2018, 10:07
Furgoni i bllokuar me droge

Dalin detaje të reja lidhur me furgonin e mallrave të bllokuar paraditen e kësaj të mërkure në Qafë Thanë, ku u zbulua lëndë narkotike.

Mësohet se në mjetin e ndaluar në pikën e kalimit kufitar janë gjetur 570 kilogramë kanabis sativa, të fshehura në shasinë e furgonit.

Lidhur me këtë tentativë trafikimi drejt Maqedonisë, janë arrestuar shtatë persona, teksa nuk dihet ende destinacioni final i lëndës narkotike.

Rezulton se furgoni i mallrave me targa AA 356 NA është në pronësi të një kompanie biznesi në Fier.

Policia e kishte mbajtur furgonin nën vëzhgim qysh në momentin e ngarkesës, për ta ndjekur më tej, deri kur u bllokua në rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë.

Dyshohet se lënda narkotike, nga Maqedonia do të trafikohej në një prej vendeve të Bashkimit Europian. /a.y/noa.al

Operacion antidrogë në Qafë Thanë, bllokohet furgoni që transportonte lëndë narkotike