Transmetuar më 22-11-2018, 08:54

Presidenti Ilir Meta thotë se ka përjetuar emocione të veçanta gjatë vizitës së tij në Kroaci.

Ai veçon emocionet e përjetuara gjatë vizitës në Shkollën “Krune Krstića” në Zadar.

“Me nxënësit e mësuesit e gjuhës sonë të bukur, aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh, artistësh e sportistësh, duke krijuar vlerën e përbashkët sa Arbneshe, aq edhe kroate”, shkruan Meta, teksa publikon një album fotografish.

Gjatë ditës së djeshme Presidenti Ilir Meta dhe homologia kroate Kolinda Grabar-Kitarović, në kuadër të vitit kombëtar të heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, “oazin e shqiptarëve në Kroaci”. /a.y/noa.al

Meta dhe Presidentja kroate vizitojnë Arbanasit e Zarës, “oazin e shqiptarëve në Kroaci”