Transmetuar më 22-11-2018, 08:26

Në emisionin ‘Soiree’ të kësaj të mërkure, muzika e shtëpisë “Deda”, pra e Ferdinand dhe Elton Dedës ishte kryefjala e bisedave mes të ftuarve.

Protagonisti i mbrëmjes ishte Elton Deda, i cili zgjodhi të ndante me ndjekësit edhe një dëshirë të tijën të hershme… edhe pak të çuditshme.

“Unë mendjen nuk e kam pasur të bëhem muzikant. Më pëlqente muzika, por doja të bëhesha pilot luftarak. Po, po, e vërtetë, kam dashur të jem pilot ushtarak! Nëse do kisha baba një oficer, unë do isha bërë pilot, padyshim!”, – rrëfeu Eltoni.

Duke biseduar me moderatoren e programit, Eltoni tregoi se nëse nuk do të ishte për babanë e tij, ai nuk do të ishte bërë kurrë një muzikant siç është sot.

“Shiko, po të mos kisha pianon në shtëpi, po të mos kisha edhe babin nuk do isha bërë muzikant”, tregoi Eltoni.

Ai shtoi se fëmija e do gjithmonë një tutor për të ndjekur një fushë të artit.