Transmetuar më 22-11-2018, 07:41
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën, pak orë pasi u aksidentua teksa ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ndërsa viktima është 62-vjeçari Naim Derstila.

Viktima ndërroi jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Mësohet se Derstila u aksidentuar duke punuar në uzinën e çelikut.

Më konkretisht ai u rrëzua nga vinçi duke punuar dhe për pasojë preu njërën këmbë.

Por si pasojë e dëmtimeve të marra dhe hemoragjisë 62-vjeçari ndërroi jetë, pavarësisht se u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. /a.y/noa.al