Transmetuar më 21-11-2018, 21:35

Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri është i angazhuar në mision humanitar për të ndihmuar njerëz në nevojë së bashku me Imamin Elvis Naçi.

Sidriti ka publikuar së fundmi një fotografi në Facebook, ku kërkon ndihmë për një 15-vjeçar, të sëmurë.

Krahas fotografisë, Sidriti shkruan:

"Rrallë herë jam ndjerë kështu. I pamundur për të bërë diçka, se edhe përjetimet bëjnë të vetën…

Ky djalë ka nevojë për ndihmë. Është Musa Baculi, vetëm 15 vjeç. Drita e vetme e syve të nënës së tij, Afërdita.

Dashtë Zoti, sëbashku mund t’ia dalim!"/a.k/noa.al/