Transmetuar më 21-11-2018, 20:18

Një fis i izoluar në Sentinelese ka qëllar për vdekje një misionar amerikan.

Ai u vra me shigjeta dhe besohet se personat janë pjesë e fisit të fundit para neolitit, i cili ka shmangur kontaktin me botën e jashtme për 60 mijë vitet e fundit.

Misionari John Allen Chau, 27 vjeç, u dërgua në ishullin Sentinel të Indisë nga peshkatarët vendas në 16 nëntor.

Ai udhëtoi vetëm për të zbarkuar në një kanoe.

Trupi i tij u zbulua nga peshkatarët, i mbushur me shigjeta dhe gjysmë i varrosur në rërë.

Trupi ende nuk është tërhequr pasi fisi, që besohet të numërojë 50 deri në 150 persona, është agresiv ndaj të huajve.

Grupi i shtatë peshkatarëve që e çuan atë në ishullin Sentinel të Veriut janë arrestuar të gjithë. /k.k/noa.al/