Transmetuar më 21-11-2018, 19:36

Autoritetet italiane kanë goditur një grup trafikantësh droge, ku në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë që bënin jetë luksoze, Taulant Shtembari dhe Hamza Ridha.

Në operacionin në Teramo u përfshinë rreth 80 policë, të cilët zbuluan një rrjet të shpërndarësve të lëndëve narkotike, të lokalizuar në veçanti në Giulianova (Teramo), një stacion për blerësit e shumtë edhe nga zonat fqinje.

Mediat italiane shkruajnë se heroina dhe kokainë vinte nga Shqipëria.

Të ardhurat nga droga u kishin sjellë një jetë me standarde të larta, pjesëtarëve të grupit, kryesisht shqiptarë dhe romë.

Darka mijëra euro, blerje banesash, si dhe dhjetëra mijëra euro gjithmonë të disponueshme, janë disa nga faktet rreth grupit siç dëshmohet nga konfiskimet.

Në një apartament u gjetën 40 mijë euro para të gatshme. /k.k/noa.al/