

Jo çdo kush mund ta bëjë një gjë të tillë, dhe për më tepër duke pasur një thikë të ngulur në kokë.
Një çiklist ra pre e një sulmi të tmerrshëm, ku në fund përfundoi me një thikë të ngulur në kokë.
Ai po ecte me biçikletë për të shkuar në punë, në Cape Town në Afrikën e Jugut, ku u sulmua nga dy burra. Njëri prej tyre e goditi me thikë në kokë.
Mjeti mprehës ngeci brenda kafkës së 34-vjeçarit ndërsa dy hajdutët po përpiqeshin t’i merrnin biçikletën.
Por në mënyrë të pabesueshme Shaun u përball me ta dhe arriti t’i mundte të dy.
Më pas mori biçikletën dhe u nis drejt spitalit me thikën në kokë.
"Të thuash se ishte dramatike ta shihje me një thikë në kokë është pak. Por ai ishte shumë i qetë dhe i kthjellët, edhe pse kishte shumë gjakderdhje", tha mjeku Brendan Venter.
Pacienti ishte shumë me fat që shpëtoi edhe pse thika ishte zhytur brenda kafkës së tij. /k.k/noa.al/