Transmetuar më 21-11-2018, 17:55

Pasditja e kësaj të mërkurepër të 18 ditë rresht i gjeti sërish në rrugë banorët e Astirit. Ata bllokuan aksin tek Unaza e Re që lidh Pallatin me Shigjeta dhe sheshin "Shqiponja". Banorët e Astirit vazhdojnë të shprehen se asgjë nuk do ti ndalë të mbrojnë banesat e tyre, qoftë edhe me gjak.

“I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ngrihen se kjo është një kauzë për gjithë Shqipërinë që po ik drejt humnerës. Po ikin njerëzit jashtë.U bëj thirrje të gjithë Ambasadave. O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!

Ti do të më vrasësh mua, pas meje do të vish dhe ti.Do të vdes për pronën time. Vetëm mashtrime ke bërë me këtë popull, por nuk na shtyp dot. Po na vrave ne, do të dalin dhe të tjerët më të fortë se ne dhe ti me ne e ke fundin, ta kesh të qartë. Lëri lojërat politike se nuk jemi për politikë, jemi për të drejtën tonë legjitime”, është shprehur një prej protestuesve.

Këtë pasdite me banorët u solidarizua dhe partia Zgjidhja e Koço Kokëdhimës. Nënkryetari i partisë Zgjidhja shprehu përkrahjen për qytetarët sepse sipas tij ligji është me qytetarët. “Të gjithë ata që kanë ndërtuar para vitit 2013, të gjithë banesat janë të ligjshme.

Në rast se ka një plan për riurbanizimin e Tiranës, shteti ligjor është i detyruar ti pranojë si të ligjshme ndërtimet që janë bërë para 2013. Tu japë tapitë qytetarëve dhe ti rimburosjë sipas ekonomisë së tregut për aq sa u takon.Ata që kanë dyqane apo ente tregtare tu japë për një vit qiranë lidhur me fitimin që u takon".