Transmetuar më 21-11-2018, 16:22

Kur është fjala për arkitekturën, brendësia e një biblioteke mund të mos jetë gjëja e parë që vjen në mendje. Megjithëse nuk mund ta mohojmë që të lexuarit si proces është kënaqësi! Por, kur futesh brenda mureve të saj, duket sikur i përket një bote tjetër, plot me histori, ngjarje, personazhe të rrallë dhe gjithçka tjetër i bashkohet orëve të leximit, atmosferës e jo vetëm. Megjithatë, në librin e ri të fotografit të Firences, Massimo Listri, shfaqen bibliotekat më të bukura të botës. Janë të vjetra, me arkitekturë antike, me shkallë të holla spirale, me arte murale dhe piktura realizuara në tavan, gjithçka përfaqësojnë këto pesë biblioteka është mahnitëse.

Më poshtë po rendisim 10 bibliotekat më të bukura nëpër botë:

1.Biblioteka Apostolica, Vatikan

Biblioteka e Vatikanit i ka rrënjët në shekullin IV edhe pse përfundimisht është ndërtuar në shekullin XV. Në të ndodhen dokumente që tregojnë shumë për historinë e njerëzimit. Këtu ndodhet edhe dorëshkrimi më i vjetër i Biblës.

2.Stift Kremsmunter, Austri

Austria, Stift Kremsmunster, Benedictine Abbey, Theological Library, Museum Interiors, 16th century

Është ndërtuar në majë të një kodre. Si shumica e bibliotekave të kontinentit është rindërtuar në shekullin e XVII në stilin e barokut.

3.Biblioteka Statale Oratoriana del Girolamini, Napoli, Itali

Është pjesë e një kompleksi të madh të ndërtuar nga rendi fetar i oratorianëve.

4.Biblioteka Sainte- Genevieve, Paris, Francë

Është projektuar nga arkitekti Henri Labrouste dhe është hapur në vitin 1851. Në këtë ndërtesë është instaluar ndriçimi i parë me llamba gazi.

5.Biblioteka Kloster Metten, Gjermani

Biblioteka është hapur në kohën e mbretit Ludwig I i Bavarisë.

6.Biblioteka Sankt Gallen, Zvicër

Për një kohë të gjatë biblioteka ka qenë një prej qendrave më të rëndësishme në Evropën Qendrore. Ndërtesa është ndërtuar në shekullin VII nga prifti irlandez Gallus.

7.Biblioteka Admont, Austri

Është një prej bibliotekave që ka kontribuar shumë në zhvillimin kulturor për pothuaj se njëmijë vjet. Është biblioteka më e madhe fetare në botë, e hapur në vitin 1074.

8.Biblioteka Strahovska Knihovna, Pragë, Çeki

Është ndërtuar në vitin 1143 dhe i ka mbijetuar zjarrit, luftërave dhe përmbytjeve.

9.Trinity College Library, Dublin, Irlandë

Kjo bibliotekë është ndërtuar nga Elizabeta e I-rë në vitin 1592. Në bibliotekë janë të vendosur buste të personaliteteve të ndryshme, si të dramaturgëve Oscar Ëilde dhe Samuel Beckett (të dy kanë vizituar këtë bibliotekë).

10.Biblioteka Joanina, Coimbria, Portugali

Ndërtuar në vendin e një kështjellë maure, Biblioteka Joanina bën homazhe te Gjon V i shtëpisë sunduese të Braganzës. Rrënjët e bibliotekës datojnë në 1537, periudha kur Gjoni III (1502-1557) vendosi pallatin e tij mbretëror në Coimbra, të përfunduar gjatë kalifatit të Umajadit dhe në shtëpinë e mbretërve të Portugalisë që nga shekulli i 12-të. Kjo duhet të shërbejë si selia e re e Universitetit të Lisbonës. Mbreti caktoi hapësira për ligjërata dhe klasa dhe një gardërobë (pranë Sallës së Madhe të sotme) që do të përdoret si biblioteka universitare./b.l/noa.al/