
Astma është një sëmundje kronike që karakterizohet nga sulme të përsëritura të vështirësisë në frymëmarrje dhe fishkëllimës gjatë saj.
Tek individët e sëmurë, simptomat mund të shfaqen disa herë në ditë apo javë, kurse për disa njerëz ato mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik ose gjatë natës. Më poshtë paraqiten 4 ushqimet që luftojnë infeksionet e frymëmarrjes dhe mbajnë nën kontroll astmën.
1.Brokoli
Brokoli duhet të jetë pjesë integrale e regjimit ushqimor të të gjithë personave që vuajnë nga astma. Sipas studimeve të ndryshme ai redukton rrezikun e zhvillimit të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe ul veprimtarinë e radikaleve të lira në laring dhe mushkëri.
2.Banania
Bananet janë një burim i shkëlqyer i vitaminë B6, njohur ndryshe me termin shkencor piridoksinë, e cila ka si funksion kryesor të ndihmojë astmatikët të marrin frymë më mirë dhe të qetësojë qelizat e muskulit bronkial.
3.Molla
Molla ka në përmbajtjen e saj antioksidante shumë të fuqishëm, të njohur ndryshe edhe si bioflavanoidë, ku ndër më të rëndësishmi përmendim kuercetinën. Kjo e fundit eleminon toksinat që bllokojnë rrugët e frymëmarrjes dhe ka veprim antiastmatik.
4.Xhinxher
Sipas mjekëve, xhinxheri duhet të jetë po ashtu pjesë e vazhdueshme e regjimit ushqimor të personave që vuajnë nga astma. Kjo bimë magjike ka në përmbajtjen e saj përbërës antiinflamatorë që ndihmojnë nën mbajtjen në kontroll të kësaj sëmundjeje dhe përmirësojnë frymëmarrjen./b.l/noa.al/