Transmetuar më 21-11-2018, 14:43

Që bashkëshortja e princit William, Kate Middleton i ka pasion rrathët e flokëve, është diçka e ditur.

Dukesha e Cambridge, prej kohësh është një ikonë stili botëror, por froni i saj duket se është rrëmbyer nga nusja e re e familjes mbretërore angleze, bashkëshortja e princit Harry, Meghan Markle.

Kjo e fundit me hijeshinë e veshjeve të saj, ka fituar zemrat e shumë njerëzve.

Por prej disa kohësh, Kate, nëna e të vegjëlve George, Charlotte dhe Louis, preferon të mbajë rrathë të stilit mbretëror në vend të kapeleve tradicionale.

Në këtë gjë, duket se ka ndikuar Meghan. Siç u pa në pagëzimin e princit të vogël Louis, Kate, u shfaq me një rreth të bardhë të zbukuruar me lule, por edhe në raste të tjera ka zgjedhur rrethin në vend të kapeles, shkruan noa.al.

Stilistja Rochelle White ka zbuluar për mediat angleze se, “Mendoj se Kate ka dëshirë të dalloj nga Meghan. Kjo pasi janë krahasuar shpesh sa i takon pamjes. Kate e ka krijuar stilin e saj prej vitesh, por së fundmi dalja e Meghan me kapelen mbretërore, duket se nuk i ka pëlqyer”.

Stilistja shton se rrethi i zgjedhur nga Kate në formë kurore, është si për të thënë, “E dashur Meghan, mbretëresha do jem unë”. Kujtojmë se Kate është e martuar me princin e kurorës, William, dhe pas disa vitesh pritet që ata të jenë çifti mbretëror. /a.y/noa.al