Transmetuar më 21-11-2018, 12:00

Një denoncim i rëndë vjen nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se djali i ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani nuk është më në burg.

Ai e cilëson si superskandal dhe thotë se Edi Rama liroi nga burgu vrasësin e dashur serial të organizatës kriminale “Rilindja”.

“Motivi: Kosta ka vrarë 4 të rinj por është xhani i partisë!”, shkruan Berisha, duke publikuar edhe fotografinë e një qytetari.

“Përshëndetje dr, Kostandin Xhuvani vrasësi i 4 të rinjve nuk është më në burg. Para dy javësh Kosta ka qenë në QSUT është bërë operim nga doktori për apendisitin dhe në dallim nga të burgosurit e tjerë që trajtohen në spital apo që edhe vdesin pa kurrfarë ndihme, atë me urdhër nga Rama e kanë marrë familjarët brenda ditës nga spitali. Është operuar natën dhe e kanë marrë direkt familjarët s’është regjistruar fare në regjistrat e spitalit të burgut dhe nuk është në burg me ndërhyrje nga vetë Rama. Është liruar nga burgu nën pretekstin e operacionit”.

Kujtojmë se Kostandin Xhuvani është dënuar 35 vite burg. Ai është shpallur fajtor për ngjarjen e ndodhur më 4 nëntor të vitit 2014, ku Kostandin Xhuvani, i biri i regjisorit Gjergji Xhuvani dhe aktores dhe njëkohësisht ish-deputetes Luiza Xhuvani, vrau me armë shokun e tij Arbër Demiraj, si dhe Edison Jahon, Enea Xhajin dhe shtetasin italian Giampaolo Azzolo.

Vrasja tronditi opinionin publik, çka do të sillte edhe dorëheqjen nga posti i deputetes së Luiza Xhuvanit. /a.y/noa.al