




Një plan i kthjellët i menduar me detaje, për të shkatërruar familjen e tij, me një synim të qartë, të martohej me të dashurën.
33-vjeçari amerikan Christopher Watts, nga Colorado, kishte menduar çdo gjë mirë, dhe i ishte dukur si një plan perfekt.
Pasi i vrau, simuloi zhdukjen e gruas shtatzënë dhe të dy vajzave 4 dhe 7 vjeçe, madje doli edhe në televizor, ku bëri apel i pikëlluar për gjetjen e tyre.
Por kur kufomat u gjetën, deklaroi se e kishte vrarë të shoqen Shannan 34 vjeçe, pasi e kishte kapur duke vrarë vajzat Bella dhe Celeste, ndonëse hetimet treguan tjetër gjë.
33-vjeçari ekzekutoi gjithë familjen e tij, me synimin e vetëm për të rindërtuar jetën me të dashurën e tij të re dhe për këtë kishte ideuar gjithçka me detaje.
Por ai u zbulua pasi në shtëpinë e tij u gjet portofoli i të dashurës së re, dhe një tufë me çelësa. Gruaja kur u mor në pyetje nga policia, deklaroi se shoqërohej prej kohësh me Christopher dhe ai i kishte thënë se po divorcohej me të shoqen për tu martuar me të.
Një tablo krejt ndryshe nga ajo që Christofer shfaqi në televizor. I vënë përballë fakteve, 33-vjeçari pranoi vetëm një pjesë të krimit, por provat e gjetën fajtor.
Këtë të hënë ai u shpall fajtor nga një gjykatë në Colorado, duke u dërguar me tre dënime me burgim të përjetshëm.
Pas krimit ai i futi vajzat në një fuçi nafte për të humbur gjurmët, ndërsa gruan shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë, e varrosi. /a.y/noa.al