Transmetuar më 21-11-2018, 11:17

Një krim i mirëfilltë pasioni, ku një grua e prekur thellësisht pasi i dashuri e kishte braktisur për një femër tjetër, planifikoi një hakmarrje mizore.

Krimi i rëndë vjen nga Al Ain, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithçka pasi djali me të cilin ishte e lidhur prej shtatë vitesh i kishte thënë se do ndahej me të, për tu martuar me një vajzë tjetër në Marok.

Kështu teksa djali ndodhej në shtëpinë e saj, ajo e vrau me thikë, dhe më tej pjesët e trupit i copëtoi me një pajisje grirëse, ndërsa në vijim i gatoi.

Si të mos mjaftonte kaq, pjesë nga trupi i të dashurit, ajo i shërbeu si ushqim, për disa punonjës pakistaniz që punonin në ndërtim pranë shtëpisë së saj, duke i shërbyer në gjellën “machboos” e cila përbëhet nga orizi dhe mishi.

Ishte vëllai i viktimës ai që denoncoi zhdukjen e të riut në fund të muajit janar, ku fillimisht gruaja tha se e kishte dëbuar nga shtëpia.

Por në grirësen e mishit hetuesit gjetën një dhëmb njeriu, duke çuar në thellimin e hetimeve. Analiza e ADN-së pohoi se dhëmbi i përkiste viktimës dhe se autorja ishte e dashura e tij.

Gjatë marrjes në pyetje gruaja marokane tha se ishte ndjerë e tradhtuar pasi për vite me radhë, e kishte mbajtur me para të dashurin. Detajet shokuese janë zbuluar gjatë procesit gjyqësor që po mbahet këto ditë. /a.y/noa.al