
Dalin emrat e shqiptarëve të arrestuar, gjatë operacionit për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me trafik droge në Itali, ku mëngjesin e kësaj të marte u arrestuan 20 persona.
Në grupin që përbëhej nga italianë, moldavë dhe ukrainas, bënin pjesë edhe dy shqiptarët Leonardo Staka 26 vjeç dhe Harient Helmi 22 vjeç.
Operacioni për shkatërrimin e grupit të strukturuar kriminal u zhvillua në Venezia të Italisë, në bashkëpunim me policinë spanjolle dhe austriake.
Operacioni nisi në orët e para të 20 nëntorit, ku gjatë tij u sekuestruan objekte dhe pasuri të patundshme me vlerë, rreth 1 milion euro.
Hetimet ndaj këtij grupi kriminal kanë nisur qysh në muajin prill 2017, kur u zbulua një grup që importonte drogë nga Spanja drejt Italisë.
Në vijim të hetimeve u sekuestrua mbi 200 kilogramë lëndë narkotike, e cila transportohej me taksi dhe autobusë nga Spanja drejt Italisë.
Grupi kriminal vepronte kryesisht në zonën e Venezia, Padova, Trevizo dhe Vicenca.
Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar persona të tjera që mund të jenë të përfshirë në këtë grup kriminal.
Mësohet se pjesëtarët e grupit i kishin rolet e ndara në transport dhe shpërndarje, ku vepronin kryesisht në lokale gjatë festave, por edhe pranë shkollave. /a.y/noa.al
Trafikonin drogë nga Spanja, mes të arrestuarve në Itali, edhe shqiptarë