Transmetuar më 21-11-2018, 08:43

Ajo është një prej aktoreve dhe këngëtareve më të dashura për publikun dhe më në fund i ka dhënë beqarisë me një ceremoni të fshehtë.

Aktorja amerikane Mandy Moore, është martuar me të fejuarin e saj Taylor Goldsmith, liderin e grupit Dawes në një ceremoni sekrete në oborrin e shtëpisë së aktores, në Los Angeles më 18 nëntor.

Martesa mes Mandy Moore dhe Taylor Goldsmith, u zbuloi me disa foto në rrjetin e saj Instagram, të publikuara prej aktores.

Pak kohë më parë Moore zbuloi se e kishte njohur të shoqin në saj të një postimi në Instagram, ku Taylor e ngacmonte.

Por aktorja nuk ka shumë kohë që është divorcuar nga bashkëshorti i saj i parë Ryan Adams, ndërsa ishte fanse e Dawes.

Nga shkëmbimi i disa mesazheve në Instagram, nisi gjithçka, e cila u kurorëzua në martesë. /a.y/noa.al