Transmetuar më 21-11-2018, 08:30

Një zbulim shokues është bërë në stomakun e një balene e cila u gjet e ngordhur në një plazh të Indonezisë.

Më konkretisht brenda barkut të saj u gjetën 6 kilogramë material plastik.

Është kjo ajo që deklaroi një zyrtar i parkut kombëtar Wakatobi, në ishullin e Sulawesi, pas zbulimit të bërë të hënën mbrëma.

Balena e gjatë 9.5 metra, kishte brenda në stomak 115 gota plastike, katër shishe, 25 qese najloni, dy shapka plazhi dhe qindra materiale të tjera plastike.

Paraprakisht dyshohet se balena mund të ketë ngordhur për shkak të materialit plastik të gëlltitur.

Një episod i tillë ndodhi edhe në muajin qershor në Tajlandë, kur një balenë u gjet e ngordhur në Tajlandë, me qindra thasë plastik në stomak. /a.y/noa.al