Transmetuar më 20-11-2018, 22:25

Samantha Webster është martuar në krevatin e spitalit para se të vdiste nga kanceri vetëm disa ditë më vonë.

Ajo shkoi në spital në qershor të këtij viti me dhimbje stomaku dhe mori lajmin e tmerrshëm. Samantha kishte kancer dhe i mbeteshin vetëm disa muaj jetë.

E vendosur të martohej para se të vdiste, Samantha shkëmbeu premtimet me partnerin Alec në spital.

Madje para diagnostikimit me sëmundjen e ndjera kishte planifikuar të bënte edhe fëmijë.

33-vjeçarja vdiq pak ditë pas ceremonisë ndërsa bashkëshorti i saj i qëndroi pranë deri në momentin e fundit.