Transmetuar më 20-11-2018, 18:10

Lëkura e kamoshit është një material i tillë i cili mund të bëhet mjaft lehtë pis, prandaj nuk është ndër llojet e këpucëve që të gjithë pëlqejnë dhe shume prej nesh mundohen t’u shmangen kur vjen puna për të blerë një palë këpucë të reja.

Shumë persona druhen si pastrimi i tij do të dëmtojë materialin, por nëse e bën në mënyrën e duhur, do të kesh këpucët si ditën e parë që i ke blerë.

Si fillim ju duhet t’i pastroni këpucët tuaja me një furçë, mund të përdorni një të tillë dhëmbësh apo një furçë pikërisht për materialet kamosh.

Më pas nëse “pisllëku” në këpucë është i madh përdorni pak uthull të bardhë, ose një copë me alkool për ta pastruar. Në ndryshim nga uji që mund të lërë ndonjë njollë ose hartë në këpucë, këto të fundit nuk do e bëjnë një gjë të tillë.