Transmetuar më 20-11-2018, 13:52

“Nuk di të përdor kompjuter, nuk e kam përdorur kurrë. Kur kisha nevojë për ta përdorur i delegoja çdo gjë teknikëve dhe sekretarëve”.

Është ky rrëfimi i sinqertë nga ana e një ministri 68-vjeçar në Japoni. Nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, duke pasur parasysh edhe moshën, por Yoshitaka Sakurada është ministër për sigurinë kibernetike.

Rasti i tij flet qartë për meritokracinë dhe funksionalitetin në qeveri. Duke qenë se institucioni i drejtuar prej tij ka në fokus sigurinë teknologjike, rasti i Sakurada ka shkaktuar jo pak polemika.

Deklarata e ministrit erdhi pasi një deputet e pyeti ministrin lidhur me sigurinë e pajisjeve Usb dhe ai iu përgjigj, “Nuk i njoh shumë mirë detajet, mund të të sjell një ekspert që të jetë në gjendje të përgjigjet”.

Ministri nën akuzë nuk është i ri ndaj situatave të tilla. Madje rreth dy vite më parë duke folur për gratë koreane, deklaroi se gjatë luftës së dytë botërore ishin rrëmbyer nga ushtarakë japonezë, për të kënaqur instinktet e tyre seksuale, shkruan noa.al.

Ndërkohë Yoshitaka Sakurada i kishte etiketuar si “prostituta profesioniste”. Deklarata e tij shkaktoi një krizë të vërtetë diplomatike mes Japonisë dhe Koresë së Jugut, e cila po negocionte për dëmshpërblim lidhur me familjet e viktimave të atyre ngjarjeve. /a.y/noa.al