Transmetuar më 20-11-2018, 10:56

Kosova është refuzuar, duke mos arritur të marrë votat e nevojshme për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, Interpol.

Në raundin e parë të votimit, votuan 154 vende, 76 pro, 56 kundër dhe 22 abstenim.

Ndërsa raundi i ditë shënoi edhe goditjen vendimtare, pasi Kosova nuk arriti të marrë 2/3 e votave të shteteve anëtare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e saj të thellë që Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, që lufton krimin transnacional”, u tha në një qëndrim zyrtar.

Më tej shtohet se fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik.

“Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti. Kosova do të vazhdojë konsolidimin e institucioneve të saj dhe në një të ardhme shumë të afërt do të jetë edhe anëtare e plotë e INTERPOL-it”, deklarohet më tej. /a.y/noa.al