Transmetuar më 20-11-2018, 08:43

“Volcán de Fuego” ose “Vullkani i zjarrit”, rikthen frikën në Guatemalë për shkak të riaktivizimit të tij.

Rreth 4 mijë persona janë evakuuar për shkak të aktivizimit të tij.

Mbrojtja civile ka shpjeguar se gjithçka u bë pasi rrezikohej popullsia e zonës dhe për këtë arsye duheshin marrë masa.

Në muajin qershor, aktivizimi i vullkanit, një prej më aktivëve në Amerikën Qendrore, shkaktoi thuajse 200 të vdekur dhe po aq të zhdukur.

Por shoqata të ndryshme pretendojnë se të zhdukurit rezultojnë me mijëra. /a.y/noa.al