Transmetuar më 19-11-2018, 23:02

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se është i zhgënjyer nga çdo qeveri gjatë këtyre 28 viteve.

Gjatë fjalë së tij, aktori që imiton kryeministrin Edi Rama", është shprehur se këtyre njerëzve nuk u plas fare për shqiptare.

"Unë jam i zhgënjyer nga çdo qeveri. Ne jemi 3 mln banorë. 3 mln banorë është një qytet evropian. Në 28 vite nuk kemi bërë dot një qytet evropian. Aq km rrugë sa kemi, në 28 vite i kishim shtruar një herë për qejf, një herë për po…. dhe nuk janë bërë akoma.

Këtyre njerëzve nuk u plas fare për shqiptare. Me kaq milionë banorë sa jemi dhe kaq pasuri publike që edhe janë edhe s’janë tonat, Arabia Saudite dhe Abu Dabi, rërë, naftë, det, dhe janë bërë super-shtete. Ne kemi më shumë gjëra dhe nuk bëhemi", u shpreh Binaj.