Transmetuar më 19-11-2018, 17:25

Teksa ka përfunduar afati që institucionet u kishin lënë banorëve të Unazës së Re që të largohen nga shtëpitë, ata kanë dalë sërish në protestë.

Edhe mbrëmjen e sotme, banorët që preken nga projekti, kanë bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e makinave.

Po ashtu, ata kanë bërë edhe një kallëzim penal në Prokurori për të kërkuar dëmshpërblim me vlerë tregu, edhe pse nuk kanë dokumente për banesat e tyre.

Banorët janë përqëndruar edhe te sheshi “Shqiponja”, si shenjë përshkallëzimi i reagimit të tyre.

Ndërkohë, në zonën ku ata kanë banesat dhe bizneset mungon energjia në rrugë, pasi është ndërprerë.

Ende nuk ka vendim konkret nëse do të ketë ndërhyrje për prishjen e banesave. /k.k/noa.al/