Transmetuar më 19-11-2018, 17:17

Ai njihet si lordi i drogës në Meksikë, dhe ka ndërruar jetë në burg pas një sulmi në zemër.

Hector Beltrán Leyva 56 vjeç, u transferua nga burgu në një spital por nuk arriti të shpëtonte, thanë zyrtarët e qeverisë.

Ai ishte një nga katër vëllezërit që udhëhoqën kartelin e drogës me të njëjtin emër, i cili ishte i njohur për rivalitetin vdekjeprurës me kartelin Sinaloa të udhëhequr nga Joaquín "El Chapo" Guzmán, edhe ky i arrestuar.

Zyrtarët e burgjeve thanë se transferuan Beltrán Leyva nga një burg me siguri maksimale, ku vuante dënimin, në një spital në qytetin e afërt të Tolucës sapo vunë re se ai po vuante nga dhimbjet në gjoks.

Mbi të rëndonte akuza e trafikut të llojeve të ndryshme të drogës. /k.k/noa.al/