Transmetuar më 19-11-2018, 13:20

Policia e Tiranës ka një mesazh për gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët nuk respektojnë sinjalistikën rrugore.

Ndërsa publikon tre fotografi, ku në njërën përshkruhen shkeljet, jepet edhe mesazhi.

Mesazhi dhe fotot

“Të duket vetja i rëndësishëm apo i “paprekshëm”, që parkon duke mos respektuar sinjalistikën rrugore?

Të jeni të qartë dhe të ndërgjegjshëm se mjafton një denoncim në aplikacionin “Komisariati Dixhital” dhe Policia e Shtetit është aty për të ndëshkuar shkelësit!”./a.y/noa.al