Transmetuar më 19-11-2018, 12:38

Një vajzë 25-vjeçare deklaron se po vlerëson mundësinë për tu bërë shterpë, pasi fëmija i saj i fundit lindi pa gishta në njërën dorë.

Dominique O’Brien, pas fëmijës së parë, në muajin shkurt solli në jetë të birin Elliot.

Ajo thotë se e gjithë bota iu shemb, kur infermieret i thanë se në njërën dorë fëmijës i mungonin disa nga gishtat.

25-vjeçarja angleze thotë se për shtatzëninë e saj të dytë kishte bërë kontrolle të detajuara, duke qenë se djali i saj i parë, Ethan, kishte ardhur në jetë shumë i vogël.

Por në çdo kontroll dhe eko, në asnjë moment nuk i ishte thënë se fëmija kishte probleme.

E shokuar nga ngjarja, Dominique ka bërë një peticion në change.org, për të detyruar mjekët që të kontrollojnë foshnjat për gishtat e duarve dhe të këmbëve, duke qenë se nuk është e detyrueshme me ligj, shkruan noa.al.

Tashmë nëna e vogëlushit Netherton, thotë se po vlerëson mundësinë që të bëhet shterpë, në mënyrë që të mos bëhet më me fëmijë, për shkak se ka humbur besimin te mjekët.

Dominique e solli në jetë të birin në Liverpool Women’s Hospital, dhe pretendon se i ka bërë kontrollet e rregullta, por askush nuk e ka lajmëruar për anomalinë e djalit.

“Kalova muaj të tërë duke fajësuar veten, duke menduar çfarë kisha bërë gabim. Kam muaj që torturoj veten se si do e kaloj jetën im bir dhe se si mund ta tallin shokët”, thotë gruaja. /a.y/noa.al