Transmetuar më 19-11-2018, 11:50

Një grua e shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë në portin e Durrësit, teksa tentonte të udhëtonte drejt Italisë.

E arrestuara është Raida Kollobani, (alias Raida Priska) 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila u arrestua gjatë kësaj të diele.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se 41-vjeçarja ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane.

Kjo pasi gruaja është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndët narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Kollobanit i ka mbetur për të vuajtur nga dënimi edhe vjet 11 muaj 9 ditë burgim. Ndalimi i saj u bë provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. /a.y/noa.al