Transmetuar më 19-11-2018, 10:42
Ani Dyrmishi dhe zona ku u gjet objekti i dyshimte

Dalin detaje të reja lidhur me eksplozivin e vendosur poshtë makinës së drejtorit të Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi.

Ngjarja u zbulua në orët e para të kësaj të hëne, ku poshtë makinës së tij të parkuar në lagjen nr.4 të Durrësit, është gjetur një shishe e zezë dhe pranë saj një telefon celular.

Brenda shishes është gjetur lëndë plasëse, ndërsa mendohet se ndaj Dyrmishit, ishte planifikuar një atentat në momentin që do hipte në makinë.

Por duke folur shkurt për mediat, ai tha se e lajmëruar komshinjtë për shishen poshtë makinës.

“Nuk kam konflikt me njeri, nuk di kush mund ta ketë bërë”, u shpreh Dyrmishi, i cili aktualisht po merret në pyetje nga policia.

Lënda plasëse e llojit artizanale, ishte vendosur në pjesën e poshtme të makinës “Volkswagen Passat”, poshtë sedijes së shoferit dhe ishte me telekomandë.

Mësohet se ditën e sotme ai do të nisej bashkë me një delegacion në Greqi, për një takim me autoritetet e hekurudhës greke.

Ndërkohë më herët Ani Durmishi ka mbajtur detyrën e drejtorit të zyrës së Pasurive të Paluajtshme, siç njihet ndryshe Hipoteka Durrës. /a.y/noa.al

Paralajmërim! “Shishja-eksploziv” në makinën e drejtorit të Hekurudhës, nuk rezulton lëndë plasëse