Transmetuar më 19-11-2018, 10:26

Vjen lajmi më i bukur në jetën e futbollistit italian Christian Vieri. Ai dhe partnerja e tij

Costanza Caracciolo, janë bërë prindër për herë të parë.

Vogëlushja Stella erdhi në jetë këtë të shtunë në Milano.

Ish-velina e “Striscia la Notizia”, solli në jetë një  vajzë të shëndetshme, mes orës 07 dhe 08.00 të mëngjesit të dy ditëve më parë.

Ishte Vieri ai që nëpërmjet një postimi në Instagram, shkroi vetëm Stella, duke lajmëruar ardhjen në jetë të së bijës. Më tej duke e quajtur ditën më të bukur të jetës, shtoi, “Tani e kuptoj emocionin që një prind provon kur i vendosin në krahë foshnjën e tyre të vogël. Për këtë mrekulli që jeta na ka dhuruar unë do të jem mirënjohës për gjithë jetën. Të dua. Mirë se erdhe Stella”.

Costanza 28 vjeçe dhe Bobo Vieri 45 vjeç, duken një çift mjaft i lidhur dhe kanë bërë plane për martesë. /a.y/noa.al