Transmetuar më 19-11-2018, 09:10

Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar kontrollet edhe gjatë kësaj fundjave në rrugët urbane dhe interurbane, për matjen e shpejtësisë me synim parandalimin e aksidenteve.

Në funksion të kontrolleve policore, janë arrestuar 23 drejtues mjetesh.

Më konkretisht:

-16 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

-7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti dhe motomjeti të papajisur me leje drejtimi.

-47 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

-63 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara.

-145 drejtues mjetesh të ndëshkuar për perdorim celulari.

-212 drejtues motomjetesh të ndëshkuar për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

-110 drejtues mjetesh për mos dhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

-13 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

-32 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera.

-12 mjete me targa regjistrimi të një shteti tjetër, shoqëruar për verifikim nga strukturat e tjera policore në DVPT.

-si dhe janë vendosur 2115 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes, veçanërisht në zonat malore, që karakterizohen nga kushte atmosferike akulli dhe dëbore. /a.y/noa.al