Transmetuar më 19-11-2018, 07:43

Kryeministri Edi Rama e ka të mprehtë gjuhën e ironisë në shumë situata dhe ca më tepër kur bëhet fjalë për kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha.

Nëpërmjet një fotografie, ai bën një ironi therëse me kreun e opozitës.

Në foto Basha shihet i thinjur i gjithi dhe me mjekër, ndërsa shpotitës është etiketimi që i bën.

“Opozitë deri në 2031”, shkruan Rama, duke parashikuar qëndrimin e gjatë larg qeverisë të kryedemokratit.

Më tej në foto shkruhet “Qeveri e krimit dhe e drogës”. /a.y/noa.al