Transmetuar më 18-11-2018, 22:28
Një aksident i rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Leshan, në rrugën Pejë-Prishtinë.
Në këtë aksident u përfshinë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, u plagosën edhe disa persona.
Në mesin e të plagosura janë dy meshkuj dhe dy femra, shkruan Indeksonline që ka siguruar edhe videon e momentit kur ndodhi aksidenti në fjalë.
Në pamje shihet qartë se si makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe më pas gati futen në një lokal.
Për më tepër shikoni videon dhe panikun e njerëzve që ishin aty.