Transmetuar më 18-11-2018, 17:31

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me të rinjtë në Berat është njohur me shqetësimet dhe problemet e tyre nga afër.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka kritikuar qeverinw aktuale duke e konsideruar dhunuese tw ligjit.

“Një shoqëri e lirë reagon, kur i bëhet një padrejtësi. Kur shteti kthehet në dhunues të ligjit, siç po ndodh tek Astiri, qytetarëve u lind e drejta të kërkojnë të drejtën e tyre për të zmbrapsur të keqen", tha Basha.

Basha ka thënë më tej se edhe 50 vite më parë diktatura ishte ishte pakicë dhe përdorte frikën por populli e kuptoi kur u bë bashkë.

Para 50 vjetësh, diktatura ishte pakicë dhe përdorte frikën kundër populllit. Që ata ishin pakicë, e kuptuam, kur u bëmë së bashku. Diktatura më e egër në Europë u dorëzua përballë bashkimit të qytetarëve. Nuk ka nevojë për veprime heroike. Rëndësi ka të çohemi e të bashkohemi”, tha Basha./a.k/noa.al/