Transmetuar më 18-11-2018, 17:11

Mbrëmjen e djeshme Shqipëria humbi me rezultatin e thellë 4-0 përballë Skocisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset në "Ligën e Europës".

Peshë të madhe në këtë humbje, pati edhe dalja me karton të kuq e kapitenit Mërgim Mavraj.

Ditën e sotme ai ka dhënë një reagim ku kërkon ndjesë por sipas tij jo të vihet në diskutim respekti dhe dashuria për ngjyrat kuqezi.

"E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim rrespektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra", shkruan Mavraj në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Ai vijon më tej duke thënë se duhet të shohim përpara dhe të jemi të bashkuar.

"Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë ateherë mund të na mposhtë kushdo. Me rrespekt Mërgim Mavraj"./a.k/noa.al/