Transmetuar më 18-11-2018, 09:41

Shkencëtarët amerikanë shprehen se një dozë jo shumë e madhe kafeine në ditë ndihmon kujtesën.

Sipas tyre, një dozë jo shumë e madhe kafeine në ditë, shërben jo vetëm për t’u zgjuar nga gjumi apo të ruajtur përqendrimin, por ndihmon edhe kujtesën.

Studimi i publikuar në revistën “Natyra Neuroshkencore” është kryer bazuar në provat e bëra tek 160 persona. Ekipi i Universitetit “Xhon Hopkins” në Kaliforni zbuloi se personat që merrnin kokrra me kafeinë, i kalonin më me sukses testet e kujtesës.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kafeina shkakton edhe efekte anësore si ankthi apo nervozizmi. Prandaj ata këshillojnë që të mos konsumohen sasi të mëdha.

Profesor Majkëll Jasa shprehet se sipas rezultateve të kërkimit shkencor, 200 mililitra kafe në ditë, ka ndikim pozitiv te njerëzit./b.l/noa.al/