Transmetuar më 18-11-2018, 09:23

Policia Rrugore edhe gjatë kësaj fundjave, ka pasur në vëzhgim të rreptë Tiranën duke ngritur pika kontrolli në disa vende.

Policia ka publikuar një video ku tregon se mbrëmë janë kapur disa drejtues mjetesh që kishin konsumuar alkool. “Alkooli në timon vret jetën”, Policia kontrolle gjatë mbrëmjes

“Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet përgjate fundjaves me drager e radar në rrugët urbane e interurbane.

Drejtuesi i mjetit shtetasi N.D 43 vjeç, u kap në rrugën “Ali Demi” nga Policia Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l dhe testi i dytë 0.88 mg/l. Kjo masë alkooli në timon vret jetën.

Mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur, mos abuzo, mos ngeglizho, mos rrisko, por përdor mjetet e transportit publik në rast se ke konsumuar alkool,” shkruhet në njoftim./b.l/noa.al/