Transmetuar më 17-11-2018, 22:02

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Malishevë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një grua dhe ndodhet në gjendje kritike motra e saj.

Nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me aksidentin, ndërsa e plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin në fjalë.

Gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar pesë viktima nga aksidentet./a.k/noa.al/