Transmetuar më 17-11-2018, 21:42

Publikohen detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në Librazhd.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 20:30, në aksin Librazhd-Elbasan pranë fshatit Mirakë.

Sipas informacioneve paraprake, një autobus me targa AA 121 CS, me drejtues shtetasin Gj.S., 48-vjeç banues në Durrës është përplasur me një automjet tip Honda me targa A 352 CK.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin tip Honda, E.P., është plagosur, ndërsa drejtuesi i mjetit G.P., 25-vjeç, banues në Lobrazhdka humbur jetën rrugës për në spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/