Transmetuar më 17-11-2018, 21:06

Një skenë e rëndë mendohet se ka ndodhur disa ditë më parë në një prej linjave urbane të kryeqytetit.

Protagoniste është një zonjë e cila është ngacmuar seksualisht nga një maniak, i cili sipas atyre që dëgjohet që ajo të thotë në video, ai e ka ngacmuar nga pas.

Zonja nuk ia përton dhe shpërthen ndaj tij në të shara, ndërkohë që ai tallet.

Askush nuk i del krah dhe ta denoncojë pranë autoriteteve përkatëse, kështu që edhe njëherë femrat mbeten qenie të pambrojtura në publik, shkruan JOQ.

Më poshtë keni videon.