Transmetuar më 17-11-2018, 20:19

Stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër, do të presë pas pak minutash, përballjen Shqipëri Skoci.

Takimi mes dy skuadrave luhet për Grupin 1 të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kanë tre pikë në tre takime të luajtura, të arritura në fitoren përballë Izraelit.

Në përballjen e parë në Skoci, Shqipëria është mundur me rezultatin 2-0.

Ndërkaq janë publikuar formacionet e të dyja skuadrave, që vijojnë si më poshtë:

Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Memushaj, Xhaka, Kaçe, Uzuni, Grezda, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi.

Skocia: Mekgregor, Paterson, Robertson, Bejts, MekKena, MekGregor, Forest, Armstrong, Fletçer, Kristi, Frejser. Trajner: Aleks Meklish./a.k/noa.al/