Transmetuar më 17-11-2018, 17:56

Cansu Dere është ndër modelet më të kërkuara në Turqi për të pozuar për revista dhe marka të ndryshme.

Por Cansu njihet më shumë si aktore për rolet e saj të shumta në kinematografinë turke, përcjell ORAinfo.

Ajo është edhe një model mode për shumë vajza të reja që pëlqejnë stilin e saj.

Pas serialit “Anne” ku bëri bujë në publikun shqiptar, aktorja turke nuk u pa më me ndonjë rol.

Cansu ka ndryshuar shumë që nga ajo kohë.

Këto fotografi ku ajo ka pozuar për revista tregojnë ndryshimin e aktores turke të preferuar, e cila përfolet edhe në mediet e huaja, jo vetëm turke.