Transmetuar më 17-11-2018, 13:08
Sander Lleshaj

Sandër Lleshaj, takimin e parë si ministër Brendshëm pas dekretit të Presidentit Ilir Meta, e ka mbajtur në Lezhë.

Ai është takuar ditën e sotme me strukturat e policisë, lidhur me situatën e krimit në zonë.

Ky takim vjen pasi më herët në cilësinë e zv.ministrit me kompetenca ministri, ai u ndal në Shkodër, Durrës dhe Elbasan.

Ministri është ndalur në këto zona, ku niveli i kriminalitetit është shqetësues dhe krimet kanë ardhur në rritje kohëve të fundit.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama pas refuzimit të parë nga Presidenti, e emëroi menjëherë më pas Lleshajn si zëvendësministër të Brendshëm me kompetenca ministri, por pak ditë më vonë e ridërgoi emrin e tij në Presidencë për dekretim.

Pas afro një jave shqyrtim, Presidenti të premten në mbrëmje vendosi që të shpallë dekretin që i jep Lleshajt emërimin si ministër i Brendshëm. /a.y/noa.al