Transmetuar më 17-11-2018, 12:59

Kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit që pati sot me përfaqësuesit e partisë konservatore britanike, tha se qytetarët shqiptarë do kenë kandidatë për deputetë dhe pushtetin vendor, që do përfaqësojnë vlerat dhe qytetarët.

Ai tha se kandidatët duhet të jenë me vlera dhe se PD ka miratuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, ndryshe siç tha ai nga organizata e “Rilindjes”, ku gjendjen persona që nuk kanë qenë kurrë anëtarë të Partisë Socialiste.

Sipas tij një gjë e tillë duhet të marrë fund.

“Partia Demokratike prej prillit ka miratuar në statutin e saj një proces të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet që e kalon vendimmarrjen tek anëtarësia e PD.

Po ashtu ka vendosur po në këtë statut garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet dhe vlera të larta morale dhe përkushtim ndaj vlerave për të cilat qëndron PD, demokracisë e lirisë”, u shpreh Balla. /a.y/noa.al