Transmetuar më 17-11-2018, 12:43

Përqafimi i parë dhe i fundit me fëmijën e lindur të vdekur. Një fotografi drithëruese që të lë pa frymë. Në të përcillet dhimbja e një nëne me emrin Kristy Watson, e cila pa që ti shuhej gjithçka kishte ëndërruar.

Një imazh të cilin një vajzë e re donte ta ndante për të lënë një mesazh për të gjitha nënat e ardhshme: “Dëgjojeni dhe besojini trupit tuaj, edhe kur mjeku iu thitë se çdo gjë është mirë. Dua që njerëzit ta dinë se çfarë kam kaluar dhe që kjo të ndihmojë të parandalojë që një gjë e tillë ti ndodhë dikujt tjetër”.

Nis kështu mesazhi i Kristy, një nënë beqare australiane nga Victoria, e cila pranoi që ta përballonte shtatzëninë, pavarësisht tre aborteve të mëparshëm.

“Ishte sigurisht eksperienca më e bukur që kam jetuar ndonjëherë, duke i provuar vetes sime se sa e fortë isha. Trupi im ka bërë gjëra të pabesueshme dhe fëmija im ishte një engjëll kaq i bukur sa që nuk meritonte ta humbte jetën kaq shpejtë. Ishte fëmija i mrekullisë pas tre aborteve”, shprehet e reja, shkruan noa.al.

Shtatzënia ecte pa probleme deri në momentin kur mësoi se shtatzënia po e vriste.

“Më thanë se tashmë ishte shumë vonë dhe se kisha problem me veshkat, ku presioni i gjakut ishte aq i madh sa që për pak pësova një iktus. Trupi im po luftonte kaq fortë për ta mbajtur gjallë vogëlushin tim, por më në fund hoqi dorë nga jeta e tij për të ruajtur timen. Gjëja më e keqe që më ndodhi ishte kur infermierja u ul në cepin e krevatit të tij në javën e 32-të të shtatzënisë, me ultratinguj, më tha se vogëlushi im Kaycen nuk kishte më rrahje zemre. Një fjalë që s’mund ta mendosh dhe jo ta imagjinosh dhe parashikosh. E dija se diçka nuk shkonte, enjtja e këmbëve, duarve dhe fytyrës dhe dhimbja e kokës vazhdonte prej javësh dhe unë e ndjeja që këto nuk ishin simptoma normale shtatzënie. Por pas një sërë vizitash mjekësore brenda dhe jashtë spitalit, duke dashur të kërkoj një mendim të dytë, më thanë se gjithçka ishte normale.

U ndjeva dhe e befasuar kur më thanë se po ankohesha prej shtatzënisë, kur në realitet unë e ndjeja se diçka nuk shkonte. Më thanë se do më bënin një ekografi, por se mjeku ishte në mbledhje dhe se duhet të prisja dy orë ndërsa më tej më dërguan në shtëpi duke më dhënë vetëm qetësues për kokën. Ndodhi tre ditë para se të më thoshin se im bir nuk lëvizte më. Ndoshta nuk do kishte ndryshuar asgjë, por është diçka që nuk do e mësoj kurrë. Dua që të gjitha femrat të njihen me historinë time: Dëgjoni dhe besojini trupit tuaj edhe kur mjeku ju thotë se nuk ka asgjë”. /a.y/noa.al